Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit pasditen e kësaj të shtune.
Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se një grua e moshës rreth 50-vjeçe është përplasur nga automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.
Gruaja ka marrë lëndime të rënda dhe pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e qytetait të Elbasanit është nisur drejt Traumës për trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Loading...