Aksident i rëndë në vend

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave u regjistrua në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Loading...