Aksident i rëndë në vend , ‘Audi’ përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku shtetasi E.Zh 31 vjeç, teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Foto ilustruese
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Njoftimi i plotë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Loading...