Aksident i rëndë në vend, dy persona me urgjencë drejt spitalit

Një aksident është regjistruar këtë të premte në superstradën Lezhë-Shkodër.

Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...