Aksident i rëndë në vend! Efektivi i policisë përplas gruan, plagoset dhe kolegu i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një punonjës policie ka përplasur me motor një këmbësore 38-vjeçare.

Sipas informacioneve, raportohet se është plagosur edhe kolegu i tij.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...