Aksident i rëndë në vend, pasagjerja me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përmet – Çarshovë. Mësohet se një automjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja ku është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, në vendin e quajtur “Strëmbec”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...