Aksident i rëndë në vend/ Shoferi me shpejtësi rrufe i këput këmbët qytetarit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Një makinë tip “Benz” me drejtues L. M. me shpejtësi ka marrë përpara duke përplasur një person, i cili po vendoste disa sende në bagazhin e mjetit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40.

Gazetarja e “ABC” në Sarandë Silvi Sulaj raporton se i plagosuri me inicialet iniciale A.K është transportuar me urgjencë në spital dhe paraprakisht mësohet se ka humbur gjymtyrët.

Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinën e tij me targa “AB441EP” dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë u përplas nga makina me targa “AB067PJ”.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, saqë personit të plagosur i ka këputur këmbët. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...