Aksident i rëndë në vend, shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga

Një aksident është regjistruar këtë të premte, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë .

Drejtuesja e automjetit tip ‘Nisan”, 65-vjeçarja EF.B., ka humbur kontrollon dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ndërkohë 65-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 29.10.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugorë Thumanë-Fushë Krujë, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...