Një aksident i rëndë në kantierin e ndërtimit në Orikum i ka marrë jetën dy të rinjve, 32-vjeçarit Armando Beu nga Kavaja dhe 28-vjeçarit Klajdi Kaja nga Lushnja.
Mësohet se, drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Beu, nga frika mos binte në humnerë ka devijuar mjetin dhe është përplasur anash shkëmbit.
Përplasja ka qenë aq e fortë saqë të dy viktima kanë dalë nga xhami i kamionit dhe trupat e tyre janë mbuluar nga ngarkesa e zhavorrit në mjet.
Fillimisht është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të kamionit, ndërsa trupi 28-vjeçari Klajdi Kaja është nxjerrë më vonë pasi ishte mbuluar nga inertet.
Nga pamjet e siguruara, shihet që kamioni është “çmontuar” nga përplasja e fortë. Gomat dhe pjesë të mjetit janë shpërndarë në rrugë.