Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, në Tiranë ku 1 automjet dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident.
Ambulanca që mbërriti në vendin e ngjarjes ka shoqëruar me urgjencë dy persona njëri prej të cilëve është drejtuesi motorçikletës për të cilin raportohet se ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen të gjitha veprimet me drejtuesin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërkohë që nuk dihet ende se sa persona po udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident.
Loading...