Aksident i rëndë, përplasen dy makina, 4 persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrugën Milot – Rrëshën, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas policisë, 4 personat e plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Loading...