Si pasojë e këtij aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 të rinj të cilët ndaheshin në mjet, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Trumës.
“Panorama” mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:38, ku mjeti, tip Benz me targë AA 233 VG, me drejtues Florid Sina, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësorë të rrethrrotullimit, në rrugën Ura Teknologjike TEG.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Florid Sina, 28 vjeç nga Tepelena, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe 3 personat që po udhëtonin me të:
Xhesjana M., 20 vjeç nga Përmeti, studente në Tiranë, e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Era R., 20 vjeçe nga Pogradeci, studente në Tiranë, e cila ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë.
Altion Agalliu, 27 vjeç nga Tirana, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas aksidentit Agalliu është larguar vetë nga vendi i ngjarjes, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, ai është sjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Burime nga policia kanë bërë me diej për “Panorama” se drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, nga ku ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, çka nuk i ka lejuar që të manovrojë në momentin e humbjes së kontrollit të mjetit.
Policia sakaq ka arrestuar këtë të fundit, si përgjegjës të aksidentit./PANORAMA