Një aksident ka ndodhur përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat. Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar.
Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qenë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.