Aksident i rëndë tek ‘Qafa e Koshovicës’, përmbyset furgoni përmbyset

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Dy automjete janë aksidentuar rreth orës 10:50. Nga përplasja furgoni është përmbysur anash rrugës.
Ndërsa makina është bërë shkatërruar totalisht si pasojë e aksidentit.

Dy shoferët, drejtuesi i furgonit me iniciale N. H., 39 vjeç dhe drejtuesi i “Benz”, 24-vjeçari me iniciale F. L., ndodhen në spital.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin N. H., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. L., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...