Një aksident me një të vdekur është regjistruar sot në fshatin Kurjan të Roskovecit. Sipas informacioneve të Faxnews një autobus është përplasur me një motor.
Për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën pasi përplasja ka rezultuar fatale. Nderkaq nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Fier / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.
Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.