Aksident i rëndë,një person në spital

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë fshatit Beltoje në aksin Shkodër-Bushat, ku dy mjete janë përplasur koke me koke me njëri-tjetrin.

Raportohet se brenda një automjeti ka mbetur i bllokuar edhe një person.
Mësohet se i aksidentuari është Pjetër Rroku, punonjës i spitalit Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë ku është përplasur me një fuoristradë.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndersa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...