Një i ri shqiptar, teksa po drejtonte një makinë Ferrari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me 4 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.
Aksidenti ka ndodhur në Romë të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro.
Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.
Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.