Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Kombit në segmentin Milot –Rreshen.
Burime bëjnë me dije se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të cilët kanë mbetur të plagosur.
Sakaq të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rreshenit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Loading...