Aksident i trefishtë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në autostradën Lushnjë-Fier.

 Ngjarja është shënuar këtë mëngjes në orën 8:20 në Gorre.

Sipas burimeve mësohet se një mjet bujqësor, tip freze, që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip ‘Benz’ me targa A461 dhe e ngarkuar me bidonë me qumësht, ndërsa kjo e fundit është goditur nga një tjetër mjeti tip ‘Benz’ me targa AA256FP.

Si pasojë, mjeti bujqësor dhe kamionçina kanë përfunduar në kanal ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve të spitalit të Lushnjës, ku u transportua me urgjencë.

Policia po heton shkaqet e aksidentiit.

Loading...