Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të “Pishkashit”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.
Burime zyrtare bënë me dije se një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore duke u dëmtuar pjesërisht. Pak sekonda më pas edhe një tjetër automjet është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përfshirë më herët në aksident. Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht. Ndërkaq drejtuesja e mjetit që mbeti e plagosur u dërgua në spitalit e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Policia është duke hetuar ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.