Aksident, makina del nga rruga

Tjetër aksident.

Rasti më i fundit ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë kur një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja me inicialet L.A dhe vajza e tyre 5 vjeçe të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Xarrë, rreth orës 21:05 kur 40-vjeçari K.A ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Opel’ duke sjellë për pasojë plagosjen e gruas dhe vajzës së mitur.

Grupi hetimor ka kryer veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...