Aksident, makina përplas një fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një efektiv policie ka përplasur një fëmijë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Nr. 13, Durrës dhe polici L.L, udhëtonte me mjetin e tij privat kur përplasi 3-vjeçarin. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
‘Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Loading...