Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme.
Tre automjete mësohet se janë përplasur në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person është plagosur rëndë.
I aksidentuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Loading...