Aksident masiv/ Përfshihet dhe makina e Sali Berishës, tre të lënduar

Disa makina janë përfshirë në aksident në autostradën Milot-Mamurras. Për pasojë janë lënduar tre persona.
Një prej automjeteve dyshohet se është e ish kryeministrit Sali Berisha. Pas përfundimit të takimit me demokratët në Kurbin, Berisha u nis për Tiranë por u përfshi në aksident një prej mjeteve të eskortës.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Fushë Mamurrasit dhe tre të lënduarit kanë marrë plagë të lehta. Ata janë dërguar në urgjencën e Lacit për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./noa.al

Loading...