Një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Loading...