Aksident me motor, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Maliq e për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur një 35-vjeçar. Njoftohet se rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, 35-vjeçari është rrëzuar nga motoçikleta me të cilën po udhëtonte.

Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...