Aksident, motori përplaset me makinën, dalin detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, të së shtunës në Fushë Prezë.
Mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...