Aksident në aksin rrugor Fier-Levan, përplasen ‘kokë më kokë’ 3 makina. Bllokohet trafiku drejt Jugut !

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku janë përplasur ‘kokë më kokë’ 3 makina. Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku njëri nga automjetet ka hyrë në parakalim të gabuar dhe më pas është përplasur edhe me 2 makina të tjera.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një prej drejtuesve të makinave, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Trafiku është rënduar në të dy anët e rrugës, jo vetëm për shkak të aksidentit në fjalë, por edhe për faktin se shumë qytetarë drejtohen në jug të vendit për të kaluar fundjavën.

Loading...