Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në vendin e quajtur “bishti i Malit”. Drejtuesja e automjetit tip “Benz” , E.H., ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar shoferja dhe pasagjerët L.Th dhe K.Ç të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 12.02.2022, rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat noddhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.