Aksident në Fier, makina përplas motorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident është regjistruar në qytetin e Fierit, këtë herë në qendër të tij. Një automjet tip “Golf” dhe një motor që shërbente për shpërndarjen e picave, janë përplasur me njëri tjetrin në kryqëzimin në qendër të qytetit.

I lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit, ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Përplasja ka ndodhur në një orë, kur kjo rrugë, qarkullimi në të cilën orientohet nëpërmjet semaforëve, ka lëvizje të konsiderueshme mjetesh dhe këmbësorësh.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orëve në Fier, ndërsa fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qëndër të qytetit Fier, automjeti tip “Golf” në pronësi të shtetasit A. K., është përplasur me një motomjet picerie që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...