Aksident në Fier, plagosen dy persona

Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Dy automjete janë përfshirë në aksidentin në fjalë. Njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, ndërsa tjetra, në një dyqan aty pranë Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...