Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një shofer në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e tensionit.
Për pasojë, është shkaktuar trafik i rënduar në unazën kryesore të qytetit.
Drejtuesi i automjetit po udhëtonte vetëm dhe është plagosur lehtë dhe ka përfunduar në spital. Makina ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja e fortë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për ti dhënë trajtim të lënduarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Loading...