Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas një kalimtare, shoqërohet shoferi

Aksident në rrugën hyrëse të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, ku një automjet tip “Range Rover” me targa AA055LT ka goditur një këmbësore.

Sipas raportimeve të para e reja ishte në gjendje të rëndë, por e vetëdijshme. Në vend kanë shkuar qytetarë të tjera për t’i dhënë ndihmë në pritje të ambulancës dhe policisë. Më pas forcat e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, teksa e plagosura është dërguar në spital.
Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...