Aksident në hyrje të Vlorës, humb jetën një person

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të qytetit bregdetar të Vlorës.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga afër Novoselës. Autopmjeti, pas aksidentit, u nxorr nga një traktor. V iktima është Fatos Hoxha.
Për pasojë, një person ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Loading...