Aksident në Sarandë

Një aksident ka ndodhur këtë të diele në qytetin e Sarandës, ku një fëmijë i mitur është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, ku mësohet se shtetasi 69-vjeçar me inicialet A.S banues në Sarandë, ka goditur me makinën e tij tip “Jeep” një fëmijë të mitur 4-vjeç, me banim në Gjermani.

I mituri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 69-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur nje fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Loading...