Duke shprehur ngushëllimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Bushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se “dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.
Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve, thuhet në këtë njoftim/atsh/
Loading...