Aksident në vlorë, dërgohet me urgjencë në spital 70-vjeçari

Vlorë

Rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...