Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren pranë bibliotekës së qytetit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Mësohet automjeti me drejtues shetetasin F.H, 27 vjeç, ka përplasur këmbësoren 60-vjeç me iniciale V.Z, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe është duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...