Aksident/ Përplaset ‘Audi’ me ‘Benz-in’, një grua dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, një makin tij “Benz” dhe një “Audi” që janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua që ishte pasagjere në një nga mjetet dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Loading...