Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë.
Viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion i drejtuar nga 33-vjeçari me iniciale D.SH.
Gjate natës viktima u identifikua si Elton Maçolli, 37 vjec, vëllai i deputetes së Partise Socialiste, Blerina Gjylameti.
Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrore te Farkës./ Shqiptarja