Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.
Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar.
Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje.
49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Loading...