Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare

Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë. Aksidenti ndodhi pak pas mesdite.

Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet.

E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.

Loading...