Aksident tragjik pas mesnate,humbin jetën dy shtetas

Aksident tragjik në orët pas mesnate në Tiranë. Humbin jetën dy shtetas.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...