Aksident tragjik/ Raportohet për 6 të vdekur dhe 12 të plagosur

Gjashtë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi të premten në qendër të Marokut. Aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh qytetet Marrakesh dhe Safi, kur një fuoristradë është përplasur me një taksi

Gjashtë persona u vranë në vend dhe 12 të plagosur u dërguan në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë, thanë autoritetet marokene.

Në vitin 2022, më shumë se 3200 njerëz u vranë në aksidente rrugore në Marok, sipas shifrave zyrtare.

Loading...