Aksident, turistëve gjermanë iu këputen frenat e dorës, përfundojnë brenda lokalit

Një furgon me targa gjermane ka përfunduar brenda një restoranti në plazhin e Bunecit.
Në momentin e incidentit në restorant ndodheshin shumë klientë, ku një prej tyre, një grua e identifikuar si E.Shehu, 33 vjeç, ka pësuar dëmtime dhe ka marrë mjekim në spital. Sipas informacioneve, furgonit të turistëve gjermanë i janë këputur frenat e dorës.

Loading...