Aksidentet ‘përgjakin’ rrugët e Shqipërisë, më shumë se 10 viktima në dy javët e para të 2021-it

Një numër i lartë aksidentesh janë regjistruar ditët e fundit në vendin tonë.

Pas aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit ku u shua familja nga Kosova, tre përplasje të tjera u shënuan në kryeqytet ku mjetet nuk kursyen as efektivët e policisë rrugore.
Një aksident i rëndë ndodhi dje në kryeqytet ku pas përplasjes së dy mjeteve, mbeti i plagosur një qytetar, i cili po qëndronte në trotuar.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë kryqëzimit të 5 Majit, ndërsa burimet bëjnë me dije se kalimtari është gjymtuar nga këmbët si pasojë e përplasjes.

Disa orë më vonë u regjistrua një tjetër aksident ku 40-vjeçarja Arta Shurbi, me detyrë efektive policie, u përplas nga një kamion i tonazhit të rëndë, pranë Kthesës së Kamzes.

Aksidenti tjetër i rëndë ndodhi në afërsi të qendrës së kryeqytetit, mbrëmjen e së enjtes, pranë Ambasadës italiane, ku dy mjete u përplasën në kryqëzim.

Si pasojë e përplasjes u rrezikua jeta e dy këmbësorëve, të cilët po kalonin tek vijat e bardha.

Ndërkaq në dy javët e para të vitit të ri kanë humbur jetën më shumë se 10 persona si pasojë e aksidenteve, ndërsa janë dëmtuar dhjetëra të tjerë.

Loading...