Aksidenti i frikshëm në Vlorë/ Makina me shpejtësi ‘fluturon’ dhe përmbyset në rrugë

Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e frikshëm që ndodhi mbrëmë në Vlorë, ku një makinë që ecën me shpejtësi, pasi humbi kontrollin, u përmbys disa herë dhe më pas u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Momenti në fjalë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një karburanti në qytetin bregdetar. Video është siguruar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Loading...