Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Francë. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit ndërsa shqiptari mbeti plot 6 orë i traumatizuar në vendin e aksidentit.
Automjeti me të cilën udhëtonte i riu shqiptar përfundoi në një livadh poshtë rrugës, duke u përplasur fort me një pemë.
Si pasojë e aksidentit automjeti ishte shkatërruar plotësisht.
Ishte gruaja e tij ajo që lajmëroi xhandarët rreth orës 8:30 e shqetësuar për faktin se bashkëshorti nuk i përgjigjej në telefon. Ndërsa më vonë plot 6 orë nga aksidenti makina e shkatërruar u zbulua nga gruaja e tij.
Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.
Loading...