Aksidenti i rëndë me 4 të plagosur, nje grua në gjendje kritike për jetën niset me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksion nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45 ndërsa në të u përfshinë një mjet tip Toyota me drejtues Besnik Cakollari dhe një mjet tip Renault me drejtues Jetnor Lumani.

Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasagjerja në mjetin tip Toyota, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin me 4 të plagosur dje në Korçë.

E plagosur është me inicialet L.E. dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.3 prej personave të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Loading...