Aksidenti i rëndë, ndërron jetë drejtuesja

Një aksident ka ndodhur një aksident në Qafë Muzinë, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, ku një makinë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, 50-vjeçarja me iniciale E.B.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...